Ndihmoi një 32-vjeçar të largohej nga vendi i ngjarjes pas një konflikti me armë, në pranga i riu në Shkodër

Aktualitet

Ndihmoi një 32-vjeçar të largohej nga vendi i ngjarjes pas

Një 21-vjecar është vënë në pranga në Shkodër, pasi dyshohet se ka transportuar me automjet në muajin janar, një 32-vjeçar që u përfshi në një konflikt dhe dyshohet se përdori armë zjarri.

Njoftimi:

Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Grudë e Re”.

Kapet dhe ndalohet 1 në kërkim, i cili në muajin janar 2026, dyshohet se ka transportuar me automjet, një 32-vjeçar që u përfshi në një konflikt dhe dyshohet se përdori armë zjarri.

Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grudë e Re”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim:

-K. F., 21 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet dyshohet se më datë 16.01.2026, 21-vjeçari ka transportur me automjet, shtetasin E. K., i cili u konfliktua për motive të dobëta, me shtetasin A. M., në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vinotekës” dhe dyshohet se përdori armë zjarri, pa shkaktuar pasoja.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT