Ndoti ajrin dhe mjedisin pranë Stacionit Elektrik në Tiranë, procedohet penalisht 59-vjeçari

Aktualitet

Ndoti ajrin dhe mjedisin pranë Stacionit Elektrik në Tiranë,

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të angazhimit për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë identifikuar shtetasin N. H., 59 vjeç, banues në Selitë, i cili kishte hedhur mbetje, duke ndotur mjedisin dhe ajrin në afërsi të Stacionit Elektrik.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u procedua penalisht shtetasi N. H., për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që kryejnë ndotje të mjedisit dhe ajrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT