Nuk ka qetësi për Krujën/ Zjarri u afrohet shtëpive, nis evakuimi i banorëve

Aktualitet

Situatë të vështirë po kalon qyteti i Krujës, ku vatrat e zjarrit po përparojnë drejt zonave të banuara.


Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe pronën e qytetarëve, autoritetet kanë nisur me urgjencë evakuimin e banorëve në lagjen “Abaze”.

Flakët po ushqehen nga erërat dhe bimësia e tharë, duke u afruar rrezikshëm pranë shtëpive.

Të ndodhur para këtij rreziku, banorët e lagjes janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të evakuohen.

 

ME TE LEXUARAT