Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë: “Rama, dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat

Aktualitet

Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë: “Rama, dil në

Qytetarët pjesëmarrës në protestën e sotme, gjatë marshimit drejt kryeministrisë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve kundër kryeministrit Edi Rama.

Ndër sloganet e dëgjuara nga turma ishin “Edi Rama dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat!”, “Dorëheqje!”, “O tradhtar, jep dorëheqjen!”

“Ramoviç o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, ishte një tjetër thirrje.

Sot shënohet dita e 64  e protestës qytetare, e cila nisi kundër një projekti turistik në Zvërnec, por tashmë është shndërruar në një lëvizje popullore kundër klasës politike.

 

 

ME TE LEXUARAT