“Pasi më shau, më godit me shuplakë dhe me grushte”, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve: Si më dhunoi ish-vartësi

Aktualitet

“Pasi më shau, më godit me shuplakë dhe me grushte”,

Kanë dalë detaje të reja lidhur me konfliktin fizik të raportuar mes Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, Dhimitraq Prishka, dhe Benard Fejzollarit, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Sipas deklarimit të bërë nga Prishka para hetuesve, përplasja mes tyre ka nisur pas debateve të lidhura me lëvizjen nga detyra të Fejzollarit dhe të një punonjëseje tjetër, të cilët ushtronin funksione pranë kësaj agjencie. Kjo e fundit është shkrirë si pjesë e procesit të ristrukturimit të institucioneve shtetërore, bazuar në një vendim të Këshillit të Ministrave.

Në dëshminë e tij, Prishka ka pretenduar se fillimisht është ofenduar me fjalë fyese nga Fejzollari. Më pas, sipas tij, konflikti ka degraduar në dhunë fizike, ku ai është goditur fillimisht me shuplakë në fytyrë dhe më pas me grusht.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve ka deklaruar se ka reaguar vetëm në kushtet e vetëmbrojtjes, duke e goditur edhe ai Fejzollarin pas sulmit të pretenduar ndaj tij. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa Benard Fejzollari është shpallur në kërkim policor.

ME TE LEXUARAT