Qëndresë, revoltë 55 ditë/ Shqiptarët nuk ndalen, marshim në rrugët e Tiranës, jehon thirrja: Arrestoni Ramën

Aktualitet

Qëndresë, revoltë 55 ditë/ Shqiptarët nuk ndalen,

Një pjesëmarrje masive në ditën e 55 të protestë kundër kryeministrit Edi Rama.

Shqiptarët kanë dhënë mesazh të qartë se nuk heqin dorë nga rezistenca dëri në largimin e kryeministrit.

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit po vijojnë marshimet në rrugët e Tiranës ku jehojnë thirrjet “Arrestoni Ramën”.

Kujtojmë se një ditë më parë, paraditen e 23 korrikut protesta u zhvendos para Kuvendit, ku pati tensione të forta me forcat e policisë.

Protestuesit goditën me vezë automjetet me të cilët lëviznin deputetët, ndërsa efektivët ndërhynë duke përdorur gaz lotsjellës dhe spraj djegës për të shpërndarë turmën dhe për të krijuar korridor për hyrjen dhe daljen e parlamentarëve.

Gjatë incidenteve pati edhe përplasje fizike, ndërsa disa protestues u shoqëruan nga policia.

Po ashtu në mbrëmje, në orë 19:00 – protesta vijoi përpara Kryeministrisë, ku qytetarët marshuan më pas në rrugët e Tiranës, duke brohoritur vazhdimisht “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”.

Protestuesit shprehen gjithashtu se protesta është kundër qeverisë, por edhe kundër gjithë klasës politike që, sipas tyre, ka mbajtur peng vendin prej vitesh.

ME TE LEXUARAT