Thahen banjat termale të Përmetit! Betoni ndryshon rrjedhën

Të trishta janë pamjet që vijnë nga Banjat e Bënjës në Përmet, një nga pikat më të njohura termale dhe turistike të vendit, e cila prej vitesh tërheq vizitorë vendas e të huaj për vlerat e saj kurative dhe natyrën e paprekur.
Në ditët e fundit, ndërhyrjet e kryera në zonë duket se kanë ndryshuar rrjedhën natyrore të ujërave termale.

Si pasojë e gërmimeve dhe punimeve në terren, uji në disa prej vaskave është pakësuar ndjeshëm, ndërsa në disa raste është tharë pothuajse plotësisht, duke krijuar një panoramë krejt të pazakontë për këtë destinacion.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe gazetari Mentor Kikia, i cili shpreh shqetësimin se ndërhyrjet pa studime të plota profesionale mund të kenë dëmtuar ekuilibrin natyror të burimeve termale.


