“Shehu nuk i jep llogari as Dumanit as Brahos…”, Cakrani: Anomali juridike që i kanë bllokuar llogarinë

Aktualitet

“Shehu nuk i jep llogari as Dumanit as Brahos…”, Cakrani:

Kujtim Cakrani në një deklaratë për mediat ka kundërshtuar vendosjen nën sekuestro të llogarisë bankare të biznesmenit Artur Shehu.

Cakrani tha se i ka kërkuar prokurorisë që t’i vendosë në dispozicion vendimin dhe urdhrin e sekuestrimit, ndërsa deklaroi se Artur Shehu do ta ankimojë masën e marrë.

“Është marrë një masë sigurie, është vendosur nën sekuestro llogaria bankare e zotit Shehu. Ai nuk ka marrë njoftim. Më caktoi me anë të prokurës që të vij dhe të interesohem për çështjen gjyqësore. I kam kërkuar prokurorisë që të më vendosë në dispozicion vendimin dhe urdhrin e sekuestrimit. Zoti Shehu do ta ankimojë”, u shpreh Cakrani.

Avokati tha se në sekuestro janë vendosur shumat financiare që lidhen me shitjen e tokës në Zvërnec, duke shtuar se prona prej rreth 180 hektarësh nuk është më në pronësi të familjes Shehu dhe as të shtetit shqiptar.

Sipas tij, toka është aktualisht e regjistruar në emër të dy vëllezërve sirianë që jetojnë në Katar dhe disponojnë certifikatë pronësie.

“Janë vënë nën sekuestro shuma financiare, shitja që është bërë për Zvërnecin. Ajo tokë prej 180 hektarësh nuk është më e familjes Shehu dhe as e shtetit shqiptar. Është e dy vëllezërve sirianë që jetojnë në Katar. Ajo sot është  e kadastruar me certifikatë pronësie në emër të tyre. Çuditërisht prokuroria sekuestron vetëm llogarinë bankare të zotit Shehu. 100 mln euro, kjo është një anomali juridike. Është lejuar që toka të kalojë në favor të dy vëllezëvre të cilët do operojnë dhe do vazhdojnë ndërtimin e projektit të Zvërnec. Ky është një lajm i cili është konfirmuar dhe nga kryeministri. Zoti Shehu gjendet përballë një padrejtëse sepse ka shitur një tokë. Jemi këtu të shikojmë procedurën e ndjekur nga prokurorët Dumani dhe Kaçkini”, tha Cakrani.

Ai deklaroi se prona e familjes Shehu është përfituar përmes trashëgimisë dhe se të ardhurat nga shitja e saj janë të ligjshme.

“Zoti Shehu nuk ia ka borxh as zotit Dumani dhe as Kaçkinit. Kjo ka qenë një qokë politike e zotit Dumani dhe zonjës Kaçkini. Nuk ka asnjë lidhje toka. Prona është e familjes Shehu, është fituar në bazë të trashëgimisë. Të gjitha të ardhurat e fituara nga shitja e kësaj prone janë të ligjshme. Artur Shehu ia ka shitur tokën e ti jdhe do t’ia shesë kujt t’i dojë kokrra e qejfit. Nuk i jep llogari as Dumanit, as Brahos dhe as Kaçkinit”, tha Cakrani.

ME TE LEXUARAT