Shijoni plazhin, si parashikohet moti per ditën e sotme, e martë 25 gusht 2026

Tiranë, 25 gusht 2026 – Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës së sotme, me mot kryesisht të kthjellët dhe alternime të herëpashershme me vranësira të mesme e kalimtare.
Sipas parashikimit meteorologjik, nuk priten reshje shiu, ndërsa temperaturat do të vijojnë rritjen. Vlera maksimale pritet të arrijë deri në 37°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi në juglindje, me shpejtësi rreth 7 m/s. Në bregdet, zonat malore dhe lugina, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 14 m/s.
Në përgjithësi, dita parashikohet e ngrohtë dhe e qëndrueshme, me temperaturat e larta që do të jenë veçanërisht të ndjeshme në orët e mesditës.


