Shpërndanin dr*gë në lokale, zbardhen EMRAT e punonjësve dhe administratorëve të arrestuar në ish Bllok

Aktualitet

Shpërndanin dr*gë në lokale, zbardhen EMRAT e punonjësve dhe

Janë zbardhur emrat e personave që u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Night Clubs” pasi shpërndanin drogë brenda lokaleve të natës në zonën e Ish Bllokut në Tiranë.

Në total u lëshuan 11 masa sigurie arresti në burg, 9 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim.

Më konkretisht u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit Enis Haxhiaj 39 vjeç, Akil Ndreu 37 vjeç, Klevis Maqellari 30 vjeç, Raul Loka 29 vjeç, Endrijus Shaliu 34 vjeç, Ergi Hasani 26 vjeç, Migert Balla 31 vjeç, Arli Gjokmeli 36 vjeç dhe Fradjo Keli 32 vjeç.

Po ashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi Orges (Dritan) Jahelezi, 49 vjeç, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata.

Gjatë periudhës hetimore, u arrestuan edhe shtetasit E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, të cilëve iu sekuestruan 2200 tableta ekstazi (MDMA).Ndërkohë që në kërkim mbeten dy të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

“Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, punonjës ose administratorë lokalesh, shpërndanin doza të drogave të forta në ambientet e brendshme të lokaleve të natës në zonën e Ish-Bllokut. Gjatë kontrolleve fizike, atyre iu gjetën doza të lëndës narkotike të dyshuar kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 11 aparate celularë.”, njoftoi policia./ORA

ME TE LEXUARAT