Revolta qytetare nuk ndalet! – Marshimi masiv pushton bulevardin “Zogu I”, protestuesit në kor: Arrestoni Ramën!

Aktualitet

Revolta qytetare nuk ndalet! – Marshimi masiv pushton bulevardin

TIRANË – Protestuesit vijojnë marshimin në akset kryesore të kryeqytetit, duke vijuar tubimin e tyre në ditën e 40-të të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës.

Qytetarë të shumtë janë bërë bashkë dhe janë zhvendosur në rrugët e Tiranës, me thirrje kundër qeverisë.

Me pankarta në duar, simbolet e flamingove dhe mesazhet që janë kthyer në simbol të kësaj lëvizjeje qytetare, protestuesit kanë përcjellë kërkesat e tyre për ndryshim, transparencë dhe llogaridhënie.

Thirrjet e protestuesve janë dëgjuar në disa prej pikave kryesore të qytetit, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë deklaruar se qëndresa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

ME TE LEXUARAT