Shqipëria nën ‘pushtetin’ e flakëve, Haki Çako tregon zonat më të rrezikshme: Jo çdo zjarr fiket me helikopter

Aktualitet

Shqipëria nën ‘pushtetin’ e flakëve, Haki Çako

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako, ka dhënë detaje mbi situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se vatrat më shqetësuese gjatë natës kanë qenë në zonën e Shkodrës, Ungrej të Lezhës dhe në Burrel.

Çako tha se gjatë natës janë regjistruar vatra të shumta edhe në qytete të tjera dhe në zona rurale. Sipas tij, ndryshimi i drejtimit të erës favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve dhe e bën më të vështirë ndërhyrjen nga toka.

Ai u ndal edhe te përdorimi i mjeteve ajrore në luftën kundër zjarreve, duke theksuar se jo çdo vatër mund të shuhet me helikopter.

''Vatra me shqetësuese ka qenë në zonën e Shkodrës, por edhe në Ungrej të Lezhës dhe në Burrel. Ka pasur gjatë natës vatra të shumta edhe në qytete të tjera apo në zona rurale. Me ndryshimin e drejtimit të erës zjarri merr përmasa në një kohë shumë të shpejtë dhe e vështirëson ndërhyrjen nga toka.

Por është e pamundur, për të mos thënë është jashtëzakonisht e vështirë të kuptojmë qartësisht se çdo zjarr fiket me helikopter. Është krijuar një psikologji se çdo zjarr duhet të ketë helikopterin, por kjo është e pamundur.

Kapacitetet tona kanë qenë të plota. Kemi aktivë 4 helikopter dhe dy helikopter air traktor”, tha Çako për News24, ndërsa theksoi se shumica e rasteve janë zjarrvënie e qëllimshme.

ME TE LEXUARAT