Skandal në QSUT! Ministrja Sala e pranon: Pas datës 20 nuk bëhen analizat për të shtruarit, nuk kemi... fonde
Lajmifundit
/
26 Mars 2026, 11:15
Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala ka pranuar se në QSUT pas datës 20 nuk do të mund të kryhen analiza për të shtruarit, për shkak të mungesës së fondeve Ajo tha se po mblidhen të gjitha të dhënat dhe do të bëhet më pas vlerësimi për adresimin e problemit dhe zgjidhjen e tij.
“Aktualisht po vlerësojmë, kemi të gjithë të dhënat, e mbi bazën e të dhënave planifikimin e mirë të shërbimit. Nuk duhet të mungojnë analizat dhe këtë po e adresojmë dhe do ta zgjidhim brenda këtij viti”, tha ministrja.


