FOTO-LAJM/ Dita e 40-të e revoltës, të veshur me të zeza të rinjtë i sjellin Ramës hallvë si mesazh për ‘vdekje…

Aktualitet

FOTO-LAJM/ Dita e 40-të e revoltës, të veshur me të zeza

Protesta masive kundër qeverisë ka shënuar sot ditën e saj të 40-të radhazi, duke dëshmuar një qëndresë të jashtëzakonshme qytetare.

Mesazhet politike dhe revolta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” sot kanë marrë një nuancë të fortë ironie dhe simbolike nga të rinjtë protestues.

Një grup të rinjsh kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë duke mbajtur në duar pjata me hallvë, të cilat i kanë vendosur përpara institucionit kryesor të qeverisë.

FOTO-LAJM/ Dita e 40-të e revoltës, të veshur me të zeza

Sipas traditës, kjo simbolikë lidhet drejtpërdrejt me ceremonitë mortore, dhe përmes këtij akti, rinia protestuese ka dashur të përcjellë mesazhin e “vdekjes së frikës” dhe fundit të kabinetit të Edi Ramës.

ME TE LEXUARAT