Vdekjet po tejkalojnë lindjet, kush është qyteti i Shqipërisë që po tkurret vit pas viti?

Korça po përballet me një tkurrje demografike, pasi vdekjet kanë tejkaluar numrin e lindjeve. Të dhënat e fundit nga INSTAT bëjnë me dije se janë shënuar 265 vdekje më shumë se lindje gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti. Për sociologët, pas kësaj shifre fshihet edhe një tjetër problem, plakja e popullsisë dhe largimi i të rinjve.
“Kemi kohë qe qyteti është duke u tkurrur. Në qytetin e Korçës apo qarkun e Korçës jetojnë banorë në moshën 65 vjeç e lart me shums banorë se 15-30 vjeç. Shifrat e vdekshmërinë janë më të larta se lindshmërisë. Në Korçë nuk ka innëstimet e duhura, nuk ka vëmendjen e duhur për çiftet e reja, qera e butë, kredi e lehtë, ku të fillojnë jetën me të shëndetshme. Në mungesë të këtyre të rinjtë janë duke larguar”, tha Maria Dojce, sociologe
Emigrimi dhe mungesa e mundësive të punësimit e bëjnë gjithnjë e më të vështirë për të rinjtë që të ndërtojnë jetën dhe familjen në Korçë.
“Arsyet jane sa ekonomike, profesionale. Mundësi më të mira punësimi dhe paga më të mira, punët në Shqipëri nuk ofrojnë pagën e duhur për arsimin përkatës. Mungesa e perspektivës për karrierë. Mbarojnë universitete dhe mendojne se skane lidhje politike për punë. Arsimi jashtë ofron më tepër kushte se në Shqipëri. Cilësia e jetës jashtë është më e mirë se në Shqipëri. Pasiguria ekonomike është arsye shumë e fuqishme”, shtoi Çiljeta Simaku, sociologe
Në rrugët e qytetit, shqetësimi për boshatisjen e Korçës dëgjohet edhe nga banorët më të moshuar.
“Nuk ka të rinj, kush do lindë, ne pleqtë do lindim? Qyteti ka vdekur. Ja vetëm ne këtu pleq jemi. Nuk kemi çfarë i bëjmë. Të rinj kanë ikur, Korça u boshatis.”
“E vërtetë. Të rinjtë ikën pee një jetë më të mirë. Qyteti ka mbaruar fare nuk ka hiç”
Nëse trendi i plakjes, emigrimit dhe rënies së lindjeve nuk ndryshon, sfida për qytetin më të madh të juglindjes së Shqipërisë nuk do të jetë vetëm sa banorë do të ketë nesër, por kush do të jetojë në Korçë.


