Trafikuan me varkë emigrantë të paligjshëm, e pësojnë 2 shqiptarët në Britani (EMRAT)
Pesë persona janë arrestuar për trafik të paligjshëm emigrantësh në Britaninë e Madhe, ku dy prej tyre janë shqiptarë. I akuzuari i fundit është 44-vjeçari Fation Kalemaj. Ai është lënë në paraburgim deri më 10 shtator, kur do të ketë seancën e radhës në gjykatën e Bradford-it.
Ndërsa 57-vjeçari Ilia Prendi është shqiptari që u arrestua disa ditë më parë për të njëjtën vepër. Ai ndodhej në varkën e vogël në Essex, e pikasur më 1 korrik në plazhin e Holland-on-Sea.
Ai, bashkë me të arrestuarit e tjerë, Konrad Dabrowski, 25 vjeç, dhe Damian Ciuron, 41 vjeç, u kapën në plazh. Piloti i varkës, italiani 45-vjeçar Christian Albano, u arrestua në det nga Komanda e Sigurisë Kufitare.


