Tragjedia në Roskovec, 75-vjeçarja që u vra nga burri do prehet në vendlindje

Aktualitet

Tragjedia në Roskovec, 75-vjeçarja që u vra nga burri do prehet

Familja Rrapaj në Kuman të Roskovecit ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë të ndodhur mesditën e djeshme ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka vrarë me armë (pushkë) bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj 75 vjeçe e më pas ka vrarë veten. 

Sipas burimeve konfidenciale varrimi i dy viktimave do të bëhet i ndarë. Dashuri Rrapaj do te përcillet për në banesën e fundit në Allambreas të Beratit, ku është bijë, në orën 13:00, ndërkohë që Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit dhe trupi i tij ende nuk po tërhiqet nga familjarët. 

Të nëntë fëmijët e çiftit ndodhen në banesën ku ndodhi krimi i dyfishtë dhe në një situatë tepër të rënduar emocionale do te përcjellin për në banesën e fundit prindërit e tyre.

Sipas burimeve policore, djali i çiftit Rrapaj ka deklaruar në polici se në momentin e ngjarjes ndodhej në Fier për një konsultë mjekësore, fakt që është verifikuar edhe përmes kamerave të sigurisë.

 

ME TE LEXUARAT