Shpërthim me tritol në një lokal pranë Komisariatit nr.4! Kamerat e sigurisë kapën autorin që la lëndën plasëse

Aktualitet

Shpërthim me tritol në një lokal pranë Komisariatit nr.4!

Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në një lokal në një pallat në Tiranë në territorin e Komisariatit nr. 4, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Tritoli dyshohet të jetë vendosur prej një konflikti të ndodhur më parë, ndërsa po hetohet nga policia, pasi pronarët nuk deklarojnë gjë. Në kamerat e sigurisë dallohet një person që vjen pranë lokalit, lë lëndën plasëse dhe largohet në këmbë.

Po punohet me pamjet e kamerave për ta gjurmuar.

ME TE LEXUARAT