U arrestua në Brazli, del foto e Ervin Matës, bosi i drogës u kap me pasaportë bullgare të skaduar

Aktualitet

U arrestua në Brazli, del foto e Ervin Matës, bosi i drogës u kap

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Ervin Matës, një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, i ndaluar në Brazil në kuadër të një operacioni ndërkombëtar.

Burime  bëjnë me dije se Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana kanë ndjekur për më shumë se dy vite lëvizjet e 39-vjeçarit në disa vende të Amerikës Latine, deri në lokalizimin dhe kapjen e tij nga autoritetet braziliane.

Në momentin e arrestimit, Matës i janë gjetur disa dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat ai i përdorte për të lëvizur dhe për t’iu shmangur autoriteteve. Konkretisht, ai kishte një pasaportë bullgare të falsifikuar, e cila kishte skaduar në vitin 2024.

Po ashtu, në posedim të tij është gjetur edhe një kartë identiteti bullgare, e vlefshme deri në vitin 2029, gjithashtu e falsifikuar.

U arrestua në Brazli, del foto e Ervin Matës, bosi i drogës u kap

Sipas burimeve, Mata përdorte edhe një kartë identiteti të falsifikuar të Paraguajit, ku si vendlindje kishte deklaruar Mbretërinë e Bashkuar. Ky dokument dyshohet se ishte ai që përdorte më shpesh për lëvizjet në vendet e Amerikës Latine.

Ervin Mata, i njohur si “bosi i kokainës”, është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal. Ai dyshohet se ka koordinuar trafikimin e rreth 240 kilogramëve kokainë në vitin 2020, në kuadër të një rrjeti kriminal që vepronte në disa kontinente.

Ndaj tij, në vitin 2023, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Aktualisht, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Brasilia për të finalizuar procedurat e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë, ku pritet të përballet me drejtësinë./vizionplus

ME TE LEXUARAT