“U bënë parelinj me shalë e kremra”, Rama kritikon blogerët që mbështetën protestën: Shfaqen aty se është bërë trend

Gjatë fjalimit të tij të gjatë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Rama kritikoi edhe blogerët që kanë dalë në protestë.
“Sa herë e keni dëgjuar gjatë këtyre ditëve nga njerëz që kurrë në jetën e tyre as nuk e kanë imagjinuar të përzihen me protesta, por janë bërë parelinj me shalë e kremra, që të shfaqen atje bashkë me shalët dhe kremrat e tyre, sepse është trendi. Kanë frikë të mbeten jashtë valës. Sepse në ekonominë e vëmendjes heshtja nuk shpërblehet. Shpërblehet vetëm pjesëmarrja. Shpërblehet ai që bën videon më dramatike. Dhe një protestë nuk është më protestë, por një treg klikimesh e morali, madje edhe një treg karrierash”, tha mes të tjerash Rama.


