"Unë te Luan Zhegu kam ngelur, ti kërceve upsi-dupsi" / Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West

Aktualitet

"Unë te Luan Zhegu kam ngelur, ti kërceve upsi-dupsi" /

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka lëshuar batuta dhe ironi gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve në drejtim të qeverisë, duke e vënë në shënjestër koncertin e paralajmëruar të këngëtarit me famë botërore Kanye West, për të cilin u dhanë 4.2 milionë euro nga fondet publike.

Duke u ndalur te ky financim i bujshëm, Korreshi ka bërë humor me ministrin ose kolegët socialistë në sallë, veçanërisht me Ulsi Manjën, duke ngritur pyetje ironike se ku përfunduan biletat e këtij koncerti.

Në vijim të fjalës së tij, deputeti i Lushnjës krahasoi shifrat e koncertit ndërkombëtar me ato të artistëve vendas, duke theksuar se me një fraksion të asaj shume mund të kënaqej e gjithë Myzeqeja.

Korreshi: Pse në nuk na ka lënë partia? Ne nuk na la partia, na i grisi biletat. Po kjo ministria ka sjell ca bileta për ne? Apo ishin vetëm për PS?! Me the ti që nuk ju la partia.

Manja: Qejf e ke pasur të shkojë në koncert, thuaja ehe këtë.

Korreshi: Tani ky ishte kaq i mirë sa e njoha tani që do merrte 4.2 mln euro. Fshatar jam. Unë jam te Luan Zhegu ende. Ti je modern, kërceve upsi-dupsi. Ne duam def. Si u ndanë këto para? U hap porta, deti, si në 2 korrik. Ku shkuan këto bileta? Nuk e qëllojmë dot. Atje nga Lushnja duam 2 mln lekë të vjetra, këndon gjithë Myzeqeja. Cca e quajnë atë këngëtarin? Kanye West.

 

ME TE LEXUARAT