Vendim i ri për Aeroportin e Vlorës, Pacolli: U hoqën të gjitha pengesat ndaj nesh, koha që punimet të rifillojnë pa pengesa

Aktualitet

Vendim i ri për Aeroportin e Vlorës, Pacolli: U hoqën të

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish lidhur me situatën e krijuar në Aeroportin e Vlorës, pas një vendimi të ri të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sipas Pacollit, gjykata ka vendosur të heqë masat kufizuese që pengonin administrimin e shoqërisë VIA nga kompania e tij, duke i cilësuar të kundërligjshme vendimet e mëparshme të marra për këtë çështje.

Ai thekson se vendimi mbështetet edhe në arsyetimin e mëhershëm të Gjykatës së Lartë, e cila kishte njohur të drejtën e MABCO-s për të administruar shoqërinë dhe për të ushtruar të drejtat që burojnë nga kuota e saj.

“Një tjetër vendim i drejtësisë u mor sot nga Gjykata e Tiranës, e cila hoqi masat kufizuese të vendosura në mënyrë të paligjshme nga gjyqtarja Miranda Nakaj përsa i përket administrimit të shoqërisë VIA. Gjyqtarja Nakaj është kallëzuar në SPAK për vendime që, sipas pretendimeve, janë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë.

Pikërisht përmes asaj mase të kundërligjshme u bllokua mbajtja e Asamblesë së VIA-s, e paraparë për datën 06.06.2026 për ndryshimin e administratorit. Si pasojë, u vijua paligjshmëria dhe shkaktimi i dëmeve të konsiderueshme të vendosura prej Tetorit të vitit 2025, të cilat kulmuan me bllokimin e hyrjeve në Aeroport për muaj të tërë, duke privuar nënkontraktorët e Mabcos nga e drejta e tyre për të punuar për kryerjen  e punëve   të projektit dhe përfundimin e punimeve”, shkruan Pacolli ndër të tjera.

Ai argumenton se masat e vendosura gjatë muajve të fundit kanë penguar zhvillimin normal të projektit, duke bllokuar mbajtjen e Asamblesë së shoqërisë si dhe aksesin në kantier, çka sipas tij ka sjellë dëme të konsiderueshme dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e punimeve për Aeroportin e Vlorës.

Ai shprehet se pas këtij vendimi nuk ekziston më asnjë kufizim gjyqësor ndaj shoqërisë dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse të zbatojnë vendimet e gjykatave, në mënyrë që të garantohet rikthimi i punimeve në kantier dhe përfundimi sa më i shpejtë i projektit.

Reagimi i Pacollit:

Një tjetër vendim i drejtësisë u mor sot nga Gjykata e Tiranës, e cila hoqi masat kufizuese të vendosura në mënyrë të paligjshme nga gjyqtarja Miranda Nakaj përsa i përket administrimit të shoqërisë VIA.

Gjyqtarja Nakaj është kallëzuar në SPAK për vendime që, sipas pretendimeve, janë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë.

Pikërisht përmes asaj mase të kundërligjshme u bllokua mbajtja e Asamblesë së VIA-s, e paraparë për datën 06.06.2026 për ndryshimin e administratorit. Si pasojë, u vijua paligjshmëria dhe shkaktimi i dëmeve të konsiderueshme të vendosura prej Tetorit të vitit 2025, të cilat kulmuan me bllokimin e hyrjeve në Aeroport për muaj të tërë, duke privuar nënkontraktorët e Mabcos nga e drejta e tyre për të punuar për kryerjen  e punëve   të projektit dhe përfundimin e punimeve.

Jam falënderues sot ndaj Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila cilësoi si të marrë në kundërshtim me ligjin vendimin e gjyqtares Nakaj dhe vendosi zëvendësimin e masës së sigurimit të datës 05.06.2026, duke hequr çdo kufizim për sa i përket administrimit të shoqërisë VIA nga ortaku mazhoritar.

Në deklaratën e saj sot, gjatë shpalljes së vendimit, Gjykata u bazua edhe te arsyetimi i vendimit të Gjykatës së Lartë, i cili i kishte rikthyer ortakut mazhoritar ( MABCO) të drejtën për të administruar shoqërinë dhe për të ushtruar të drejtat që burojnë nga kuota e tij.

Ky është një vendim tjetër që dëshmon në mënyrë të qartë, përmes fakteve dhe grupfakteve tashmë të provuara, se të gjitha masat e sigurimit të vendosura më parë ndaj Mabco kanë qenë të paligjshme. Siç deklarojnë gjykatat, këto masa të paligjshme janë përpjekur të neutralizojnë Mabco-n në hapjen e aeroportit.

Nga sot, asnjë masë apo vendim gjyqësor nuk ka më fuqi kundër shoqërisë sonë.

Ne duam të angazhohemi sa më parë për të hapur aeroportin, për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Një falënderim i veçantë për ekipin ligjor Halimi & Ahmetaj që na ka qëndruar pranë mua dhe familjes sime, si dhe për këtë fitore të merituar ditën e sotme.

Ne u bëjmë sërish apel të gjitha institucioneve publike, përfshirë Ministrinë, Avokaturën dhe Policinë, të ndërmarrin të gjitha masat në zbatim të vendimeve të gjykatave, me qëllimin e vetëm: garantimin e aksesit në kantier të shoqërisë Mabco, punonjësve, nënkontraktorëve dhe mjeteve të punës, si dhe përfundimin sa më parë të këtij projekti me interes publik.

ME TE LEXUARAT