GJKKO dënon ish-oficerin Igli Haxhia: Zbulonte sekrete hetimore për një organizatë kriminale shqiptare në Itali

Aktualitet

GJKKO dënon ish-oficerin Igli Haxhia: Zbulonte sekrete hetimore për

Gjykata e Posaçme shpall fajtor dhe dënon me 4 vite burgim me gjykim të shkurtuar ish-oficerin e Policisë së Shtetit, Igli Haxhiaj, i akuzuar për tre vepra penale, mes tyre shitja e sekreteve hetimore te një organizatë kriminale e trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, e përbërë nga shqiptarë.

Gjyqi u zhvillua me proces të përshpejtuar pasi Haxhiaj kishte pranuar aktet e dosjes, fajtor për të trija veprat penale, si shpërdorimi i detyrës, sekreti hetimor dhe korrupsioni.

Për shkak të këtij procesi ai do vuajë 2 vite dhe 8 muaj burgim, duke nisur nga momenti i arrestimit, 27 nëntor 2025, sipas dosjes së SPAK.

Gjithashtu i është hequr e drejta e ushtrimit të funksioneve në shtet për 5 vite.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Marinela Osmani dhe Besmir Stroka, me vendimin nr. 63, ditën e sotme, 30 korrik 2026.

 Arrestimi i Haxhiajt dhe zbulimi nga përgjimet në platformën SKY ECC

Operacioni u krye vitin e kaluar, Haxhia, oficer i Antiterrorit, u ndalua në nëntor 2025 për shitje sekreti hetimor.

Teksa janë zbardhur bisedat në “Sky ECC” të oficerit Igli Haxhiaj nga dosja hetimore e SPAK, që në kuadër të një operacioni të përbashkët me prokurorinë e Breshias, goditi një rrjet kriminal droge, ku u lëshuan disa urdhër-arreste.

Mes 24 urdhër-arresteve të lëshuara, u arrestua dhe oficeri i Antiterrorit në Shqipëri, që akuzohet se nxirrte sekretet hetimore të policisë.

Në komunikimet e kryera nga shtetasi Igli Haxhiaj nëpërmjet aplikacionit SkyECC ekzistojnë biseda me përdorues të tjerë, në të cilat flasin për blerje, shitje dhe transportim të lëndëve narkotike.

Nga bisedat e zbardhura, Haxhiaj komunikon me në SkyECC me dikë tjetër, të cilit i thotë se bëhet fjalë për një lloj droge “100% colo, origjinale”, në Roterdam.

Pjesë nga bisedat:

Igli Haxhiaj: Keto qe te cova tani me thot jan 100% colo, origjinale.

1UN9CQ: ca vendi jane

I.Haxhiaj: Roterdam me duket, po te pyes fiks se eshte nje shok tjeter ky

Bisedë e datës 14.12.2020 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodit pin 8AIVIH.

8AIVIH: Cfar cmimi ka ne holland. Me pyet nje here sa per info

I.Haxhiaj: ok dhe te them…sa e ka cmimin kjo ne brc……… Ne holland nga 31.5 deri ne 32.5 e kan pas marr keta cunat.

8AIVIH: Brc diku 30, 29.5 mundem

I.Haxhiaj: Jane shume ne barcelon?

8AIVIH:  500 por mbase tja sasi me te madhe ne holland se duke i nxjerre jemi

Bisedë e datës 15.12.2020.

8AIVIH:  File holland 29.5, eshte malli jon …

I.Haxhiaj: Ja te flas vllai direkt, a jane shume?

8AIVIH:  Vetem skemi shume kile se po shperndahen… Hap gojen sa do.

I.Haxhiaj: Ne barcelone kush eshte qe takon njerzit… Se do me e pa njeri ne barcelon… Dhe sa na e le…me jep nje adrese…..

I.Haxhiaj: File po me i sjell nja 4-5 cope posht… A eshte mundesia me i sjell ne shqiperi.

8AIVIH: Une jo, un ti jap holland ose spain, pastaj shife vet.

I.Haxhiaj: Ne holland ja te shof, nga dreka do shkoj ky shoku ne brc qe ta shofi…

Më pas shtetasi Igli Haxhiaj dërgon “audiofile” me këtë përmbajtje: file per ate qe te thashe per ti sjelle ketej, thashe ti merrja per vete me kupton, transport kam por nuk e di per leket a duhen atje a sduhen a mund te na presesh a se di…

8AIVIH dërgon “audiofile” dhe i thotë: Per leket s’eshte problem, mi jep dhe ne tirane, mi jep diku po se di sa kohe duhet me prit pastaj se duhet me leviz gjerat plus jemi gjithe bashke me kupton…ato i rregullon vet pastaj, merr sa te duhen ty dhe leket i jep ne tirane ose andej…

 Vendimi i GJKKO-së:

1 “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Igli Haxhiaj, i akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga nenet 248, 295/a, paragrafi (3) dhe 319/ç i Kodit Penal.

2 Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

3 Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Marinela Osmani dhe Besmir Stroka, me vendimin nr. 63, datë 30.07.2026 vendosi:

4 Deklarimin fajtor të të pandehurit Igli Haxhiaj, për kryerjen e veprës penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a, paragrafi i 3 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

5 Deklarimin fajtor të të pandehurit Igli Haxhiaj, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

6 Deklarimin fajtor të të pandehurit Igli Haxhiaj, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet e (gjashtë) muaj burgim.

7 Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin e të pandehurit Igli Haxhiaj me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vjet burgim. 5. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, të pandehurit Igli Haxhiaj, i ulet 1/3 e masës së dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

8 Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ndalimit më datë 27.11.2025 dhe referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

9 Bazuar në nenin 35 të Kodit Penal, të pandehurit Igli Haxhiaj i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.
Shpenzimet e kryera gjatë fazës së hetimit paraprak dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurit Igli Haxhiaj.

10 Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar”.

GJKKO dënon ish-oficerin Igli Haxhia: Zbulonte sekrete hetimore për

ME TE LEXUARAT