Vrau Ardian Baloshin, policia publikon foton dhe shpërblimin 10 mijë euro për kapjen e autorit Sadik Llanaj

Aktualitet

Vrau Ardian Baloshin, policia publikon foton dhe shpërblimin 10 mijë

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim Sadik Llanajn si autorin e dyshuar të vrasjes me armë zjarri të 27-vjeçarit Ardian Baloshi në Kamëz. Autoritetet kanë publikuar foton e tij dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, pasi ai dyshohet se është i armatosur dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Për kapjen e tij janë angazhuar forcat speciale RENEA, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Policisë së Tiranës, të cilat po zhvillojnë kontrolle intensive në terren.

DREJTORIA VENDORE E POLICISË TIRANË

Apel për kujdes dhe bashkëpunim për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit në Kamëz

Nisur nga rrezikshmëria e lartë e autorit të dyshuar për vrasjen e shtetasit A.B., 27 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon ndaj qytetarëve të Kamzës dhe zonave përreth që të tregojnë kujdes të shtuar, pasi autori i dyshuar, shtetasi Sadik Llanaj, dyshohet se është i armatosur dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Vrau Ardian Baloshin, policia publikon foton dhe shpërblimin 10 mijë

Për lokalizimin dhe kapjen e tij janë angazhuar Forca Kombëtare e Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në terren.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që, nëse konstatojnë këtë shtetas ose disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tij, të mos ndërhyjnë në asnjë mënyrë, por të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion një shpërblim prej 10 000 eurosh për informacionin e saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Policia e Tiranës garanton ruajtjen e plotë të konfidencialitetit për çdo informacion të dhënë nga qytetarët.

ME TE LEXUARAT