Zgjidhet problemi i kamionistëve të bllokuar në Qafë Thanë, do të kalojnë në pikën kufitare të Bllatës

Aktualitet

Zgjidhet problemi i kamionistëve të bllokuar në Qafë

Zgjidhet problemi i kamionistëve të bllokuar në Qafë Thanë.

Burime pranë pikës së kalimit kufitar kanë thënë se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë kontakt me autoritetet e Maqedonisë së Veriut të cilat do të lejojnë kthimin mbrapsht në Qafë Thanë të kamionëve si dhe do ti pajisin me një dokument që të mundësohet kalimi në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, nga ku më pas marrin rrugën e Arbrit për në destinacion.

Prej 4 ditësh dhjetra kamionistë ishin bllokuar në Qafë Thanë por edhe pranë Hotolishtit si pasojë e shëbjes së rrugës në Dragostunjë.

1 ditë më parë ata lëshuan edhe një apel ndaj shtett shqiptar që to ndihmonte pasi ndodheshin në situatë të vështirë.

ME TE LEXUARAT