Vlorë/ Zjarr në Kropisht, flakët përhapen me shpejtësi në një gjatësi prej 1.5 km! Kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Kropisht, në Bashkinë Selenicë.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe po afrohen drejt disa banesave, duke rritur rrezikun për zonën e banuar.
Zjarri është përhapur në një gjatësi prej rreth 1.5 kilometrash, duke e vështirësuar ndërhyrjen nga toka.
Nëse zjarri vijon të përhapet me shpejtësi gjatë orëve në vijim, rreziku për fshatin Kropisht pritet të rritet.
Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende forcat zjarrfikëse të Bashkisë Selenicë.
Për shkak të situatës dhe terrenit, është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.


