Zjarr në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi pranë rrugës kryesore

Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi

Një vatër zjarri ka rënë në fshatin Visokë të Mallakastrës, ku flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre.

Zjarri ndodhet pranë aksit kryesor rrugor, ndërsa terreni i thyer po vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Ekipet e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe neutralizimin e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

ME TE LEXUARAT