Zjarret në vend/ Ministri: Janë nën kontroll, FA vijon operacionet në Lurë, Dajt, Krujë dhe Bulqizë

Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministri: Janë nën kontroll, FA vijon

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi bëri një bilanc të zjarreve në vend përgjatë orëve të fundit, ku vijon intensivisht angazhimi i efektivëve të Forcave të Armatosura në përballimin dhe menaxhimin e vatrave në Lurë, Dajt, Krujë dhe Bulqizë.

SITUATA

LURË - Në terren, 65 efektivë të FA dhe një zjarrfikëse. Zjarri është nën kontroll; nuk ka rrezik për jetën e njerëzve dhe banesat.

DAJT - 2 helikopterë të Forcës Ajrore të angazhuar për fikjen e zjarrit. Nuk paraqitet rrezik për banesat apo bizneset.

ABAZE, KRUJË - 32 efektivë, 1 zjarrfikëse, 1 ambulancë dhe 1 helikopter të angazhuar nga Forcat e Armatosura. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

BULQIZË - 22 efektivë dhe 3 mjete të angazhuara nga Forcat e Armatosura. Situata pranë qendrave të banuara është nën kontroll të plotë, pa rrezik për jetën e njerëzve dhe banesat e tyre.

Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm ndërsa forcat operacionale vijojnë punën pa ndërprerje për izolimin dhe shuarjen e vatrave, me prioritet mbrojtjen e jetës së njerëzve, banesave, pronave dhe mjedisit.

 

ME TE LEXUARAT