Deklarata TRONDITËSE e Izraelit: Britania po shndërrohet në një “Republikë Islamike”

Bota

Deklarata TRONDITËSE e Izraelit: Britania po shndërrohet në

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar deklarata të forta ndaj Britanisë së Madhe dhe Evropës, në një kohë kur marrëdhëniet mes Izraelit dhe disa qeverive evropiane janë tensionuar ndjeshëm për shkak të luftës në Gaza.

Gjatë një interviste në podkastin e Radios së Ushtrisë izraelite, Netanyahu përdori shprehjen “Republika Islamike e Britanisë”, duke ironizuar mbi atë që ai e konsideron ndryshim të qëndrimit britanik ndaj Izraelit.

Diskutimi nisi teksa kryeministri izraelit po fliste për familjen Churchill. Ai përmendi Randolph Churchill dhe Winston Spencer Churchill, të cilët kishin punuar si gazetarë dhe kishin raportuar mbi Luftën Gjashtëditore të vitit 1967.

Sipas Netanyahut, raportimi i tyre në atë periudhë kishte qenë veçanërisht pozitiv ndaj Izraelit. Duke e krahasuar atë kohë me klimën e sotme politike dhe mediatike në Britani, ai sugjeroi se një qasje e ngjashme do të ishte shumë më e vështirë të gjendej sot.

Komentet duket se i referoheshin si pranisë së komuniteteve myslimane në vendet evropiane, ashtu edhe kritikave gjithnjë e më të forta që Izraeli ka marrë nga disa qeveri të kontinentit për operacionet ushtarake në Gaza.

Netanyahu e vazhdoi ironinë duke e lidhur Britaninë edhe me programin bërthamor iranian.

“Republika e parë islamike bërthamore do të jetë Republika Islamike e Britanisë. Ne po sigurohemi që të mos ketë një tjetër në Iran”, deklaroi ai.

Deklaratat vijnë në një periudhë përplasjesh diplomatike mes qeverisë izraelite dhe Londrës, ndërsa lufta në Gaza ka thelluar ndasitë mes Izraelit dhe një pjese të vendeve evropiane.

ME TE LEXUARAT