Donald dhe Melania Trump kërkuan menjëherë pushimin e tij nga puna, reagon Jimmy Kimmel

Bota

Donald dhe Melania Trump kërkuan menjëherë pushimin e tij nga

Jimmy Kimmel ka reaguar pas kritikave të presidentit Donald Trump për shakanë e tij kundrejt Melanias, të cilën e quajti “vejushë e ardhshme.”

Moderatori e tha këtë gjatë programit të tij të mbrëmjes, vetëm pak ditë para se të ndodhte sulmi me armë në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Kimmel e quajti shakanë “thumb të lehtë” për diferencën 23-vjeçare në moshë mes presidentit dhe bashkëshortes së tij.

“Zonja jonë e Parë, Melania, është këtu. Shikojeni Melanian, kaq e bukur. Zonja Trump, shkëlqeni si vejushë e ardhshme,” tha Kimmel gjatë skeçit të së enjtes në mbrëmje.

Në monologun e tij të parë në “Jimmy Kimmel Live!” pas të shtënave, komediani tha se shakaja ishte “një thumb shumë i lehtë për faktin që Presidenti Trump është pothuajse 80 vjeç dhe ajo është më e re se unë. Nuk ishte në asnjë mënyrë një thirrje për atentat dhe ata e dinë këtë; unë kam qenë shumë i zëshëm për shumë vite duke folur kundër dhunës me armë në veçanti,” shtoi ai. “Jam dakord që retorika e urrejtjes dhe e dhunës është diçka që duhet ta refuzojmë; mendoj se vendi nga duhet t’ia nisni për këtë është të bisedoni me bashkëshortin tuaj”, tha Kimmel.

Pas skeçit, Melania Trump e akuzoi Kimmel për përdorimin e “gjuhës së urrejtjes dhe dhunës.”

“Ai monolog për familjen time nuk është komedi – fjalët e tij janë gërryese dhe thellojnë sëmundjen politike brenda Amerikës,” tha ajo. “Sa herë do të lejojnë drejtuesit e ABC sjelljen e tmerrshme të Kimmel në kurriz të komunitetit tonë.”
Presidenti kërkoi shkarkimin e tij nga emisioni, një moment që riktheu në vëmendje përplasjen mes tyre në shtator, pas një shakaje të Kimmel për vrasjen e Charlie Kirk.

Qartazi, komenti i fundit i moderatorit u referohet akteve të Trump për të cilën pakënaqësia është e madhe në SHBA, si lufta në Iran, dëbimi i emigrantëve apo sulmet ndaj Papës.

ME TE LEXUARAT