Donin shpërblimin në kriptomonedha/ Mbajtën peng gjykatësen dhe nënën e saj, arrestohen pesë persona
Lajmifundit
/
8 Shkurt 2026, 18:09
Bota

FRANCË- Pesë persona janë arrestuar lidhur më rrëmbimin e një gjyqtareje dhe të nënës së saj. Këto shtetase u mbajtën peng për rreth 30 orë, dhe autorët e dyshuar kërkonin shpërblim në kriptomonedha.
Mediat e huaja raportojnë se katër burra dhe një grua janë vendosur në paraburgim.
Arrestimet erdhën pasi u lokalizuan zyrtarja e drejtësisë, 35 vjeçe, dhe nëna e saj 67-vjeçare, të cilat u gjetën në një garazh në rajonin juglindor të Dromës, ndërsa ishin të lënduara.
Ndërkohë, autoritetet vijonin kërkimet për persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në ngjarje.


