Ekzekutohet i dënuari në Teksas, bashkëshortja Krasniqi e ndjek “live”: Vuajti shumë (VIDEO)

Një grua britanike, e raportuar ga mediat si me origjinë nga Kosova, ka qenë e pranishme gjatë ekzekutimit të bashkëshortit të saj në SHBA dhe ka shpërthyer në lot duke i thirrur ‘Të dua’ në momentet e fundit.”
James Broadnax, 37 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në një burg në Teksas, pasi ishte shpallur fajtor për vrasjen e dy producentëve të muzikës kristiane në vitin 2008 në Dallas.
Gjatë momentit të ekzekutimit, bashkëshortja e tij, Tiana Krasniqi, 31 vjeçe, u pa në dhomën e dëshmitarëve duke bërtitur “Të dua”, ndërsa ndiqte momentet e fundit të jetës së tij pas xhamit të dhomës së ekzekutimit.
Tiana ka reaguar ashpër pas ngjarjes, duke akuzuar autoritetet amerikane për mënyrën se si u krye ekzekutimi. Në një postim në TikTok ajo ka shkruar: “Ata vranë burrin tim”.
Ajo ka pretenduar gjithashtu se ekzekutimi ka qenë i dhimbshëm dhe i rëndë për Broadnax, duke thënë se “burri im vuajti aq keq nga injeksioni vdekjeprurës saqë i doli gjak nga hunda dhe pati mavijosje në qafë. Familjet qeshën ndërsa shikonin. A është kjo drejtësi?”
Vetëm disa ditë para ekzekutimit, çifti ishte martuar në një ceremoni brenda burgut Allan B. Polunsky Unit në Teksas. Tiana, e diplomuar në drejtësi dhe nënë e një fëmije, e kishte njohur Broadnax në vitin 2024, kur kishte nisur kërkimet akademike mbi pabarazitë racore në sistemin e drejtësisë amerikane, si pjesë e studimeve të saj në të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut.


Broadnax ishte dënuar për vrasjen e Stephen Swan dhe Matthew Butler në Dallas. Megjithatë, më vonë një kushëri i tij ka pretenduar se ai vetë ka qenë autori i krimit, por pavarësisht kësaj, autoritetet vijuan me ekzekutimin, duke mos e konsideruar këtë deklaratë si provë të mjaftueshme për të ndryshuar vendimin.
Krasniqi dhe Broadnax ishin martuar më 14 prill në një ceremoni brenda burgut Allan B. Polunsky Unit në Teksas. Sipas raportimeve të Dallas Morning News, çifti kishte krijuar lidhje më herët përmes korrespondencës me letra për rreth dy vite, ndërsa Tiana jetonte në Londër dhe po ndiqte studimet master në të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut, ku kishte nisur edhe kërkime mbi pabarazitë racore në sistemin e drejtësisë amerikane.


