Mediat e huaja: Irani vendos “taksa” jo zyrtare prej 2 milionë $ për çdo anije në Ngushticën e Hormuzit

Bota

Mediat e huaja: Irani vendos “taksa” jo zyrtare prej 2 milionë

Irani ka filluar të vendosë tarifa jozyrtare për disa anije tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin e naftës dhe gazit në botë, raportoi Bloomberg.

Sipas burimeve, disa anije tashmë kanë paguar deri në 2 milionë dollarë për çdo kalim, por nuk ka një sistem të qartë dhe pagesat kryhen në mënyrë diskrete.

Kjo rrit pasigurinë për kompanitë që lundrojnë në rajon dhe krijon tension në transportin detar.

Ngushtica e Hormuzit përbën një pikë kyçe për tregun global të energjisë, ku kalon rreth një e pesta e prodhimit botëror të naftës dhe gazit, si dhe mallra të tjerë të rëndësishëm.

Disa anije të huaja po përpiqen të lundrojnë pranë bregut iranian për të shmangur tarifat.

India ka garantuar kalimin për disa transportues LNG dhe ka bërë thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar, duke nënvizuar se liria e lundrimit është e paprekshme.

Kryeministri Narendra Modi tha se është e rëndësishme që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur dhe e sigurt për të gjithë botën.

Ministria e Jashtme e Iranit nuk ka dhënë koment deri tani, ndërsa vendi vazhdon të ketë kufizime në telekomunikacion dhe internet./ORA

ME TE LEXUARAT