Një tërmet i fuqishëm godet Kubën, frikë edhe për tsunam e paslëkundje, ja sa ishte forca e lëkundjeve sizmike
Lajmifundit
/
8 Shkurt 2026, 16:00
Bota

Një tërmet i fuqishëm goditi sot (8 shkurt) Kubën, duke shkaktuar frikë dhe panik tek banorët.
Forca e lëkundjeve ishte me magnitudë 5.5 ballë e shkallës Rihter.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) konfirmoi shkallën e lëkundjeve. Tërmeti cilësohet i fortë, por nuk ka informacione për dëme dhe viktima.
Vlerësimi fillestar i EMSC-së ishte për një tërmet me magnitudë 5.9 ballë, por më vonë u reduktua në 5.5 ballë/CNN
Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 15 kilometrash, sipas EMSC-së. Tek banorët mbizotëron frika edhe për një tsunam të mundshëm dhe paslëkundje të tjera/CNN


