Pamje nga “shpërthimi i urës” që shkaktoi rrëzimin e trenave në Rusi, 7 të vdekur
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një tren doli nga shinat në rajonin Bryansk të Rusisë, natën e 31 majit, si pasojë e shembjes së një ure rrugore, bëri të ditur Guvernatori i Oblastit Bryansk, Alexander Bogomaz.
Sipas burimeve, në mesin e të lënduarve janë edhe tre fëmijë, ndërsa shoferi i trenit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Gazeta britanike The Guardian raportoi se autoritetet hetimore ruse dyshojnë se “shpërthime” kanë shkaktuar rrëzimin e dy urave në rajonet kufitare të
Kurskut dhe Bryanskut gjatë natës, duke bërë që trenat të dalin nga shinat, me pasoja fatale për të paktën shtatë persona dhe me shumë të plagosur.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë dëmet e konsiderueshme që ka pësuar treni pas përplasjes me urën.
Mediat njoftojnë se në momentin e incidentit, rreth orës 22:45 sipas orës lokale, në tren ndodheshin gjithsej 379 pasagjerë.
Deri tani nuk janë dhënë detaje të tjera mbi shkakun e saktë të shembjes së urës, dhe përmasat e plota të dëmit mbeten ende të paqarta.