Pas stuhisë shkatërruese, Spanja dhe Portugalia përballen me dëme të mëdha, arrijnë deri në 7 mld euro

Bota

Pas stuhisë shkatërruese, Spanja dhe Portugalia përballen me

Spanja dhe Portugalia u goditën nga moti i keq pas stuhisë që përfshiu këto vende. Megjithatë orët e fundit reshjet e shiut kanë pushuar dhe situate është më e qetë, megjithëse dëmet janë shumë të mëdha.

Në Andaluzi, provinca më e prekur në jug të Spanjës, porti i Algeciras, një nga më të mëdhenjtë në Mesdhe, ka filluar të funksionojë normalisht.

Shërbimet e trageteve për në Marok dhe në Ceutë janë rikthyer, si dhe transporti i kontejnerëve, pasi detet e trazuara me valë të larta ndërprenë operacionet.

Në provincën fqinje të Extremadurës, e cila kufizohet me Portugalinë, nxënësit do të kthehen nesër në shkollat ​​që ishin mbyllur për shkak të stuhisë.

Megjithatë, zona të mëdha janë ende nën ujë pas kalimit të stuhisë Marte dje dhe stuhisë Leonardo tre dhe katër ditë më parë.

Dëmi në infrastrukturë dhe bujqësi vlerësohet në më shumë se 7 miliardë euro/Ballkan

ME TE LEXUARAT