Përmbyset varka me emigrantë pranë Lampedusës, 20 të vdekur dhe 27 të zhdukur

Bota

Përmbyset varka me emigrantë pranë Lampedusës, 20 të

Një varkë që transportonte një grup emigrantësh është përmbytur këtë të mërkurë, më 13 gusht, pranë brigjeve të Lampedusës.

Corriere della Sera raportoi për dhjetëra të vdekur. Operacionet komplekse të shpëtimit janë ende në vazhdim.

Mbytja e anijes ndodhi afërsisht 14 milje në jug të ishullit.

Sipas burimeve, përfshirë Radio Radicale, 20 trupa janë gjetur tashmë nga anijet patrulluese gjatë rrugës për në Lampedusa dhe 27 persona të tjerë raportohen gjithashtu të zhdukur.

Në bordin e varkës ndodheshin afërsisht 100 persona. Të mbijetuarit thuhet se janë zbarkuar tashmë.

ME TE LEXUARAT