Sanchez kritikon Izraelin për Varrin e Shenjtë, ai denoncon "sulmin e pajustifikuar ndaj lirisë fetare

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez nisi një breshëri sulmesh kundër Izraelit dhe Benjamin Netanyahut në një postim në X, duke përmendur ngjarjet në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem.
Netanyahu ha impedido a los católicos celebrar el Domingo de Ramos en los Lugares Santos de Jerusalén. Sin explicación alguna. Sin razones ni motivos.
— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) March 29, 2026
Desde el Gobierno de España condenamos este ataque injustificado a la libertad religiosa y exigimos a Israel que respete la…
Fakti që sot, pa asnjë arsye apo justifikim, Patriarkut Latin të Jerusalemit iu ndalua hyrja në Kishën e Varrit të Shenjtë për të festuar të Dielën e Palmave (për katolikët, red.) përbën një "sulm të pajustifikuar ndaj lirisë fetare", denoncoi Kryeministri spanjoll.
"Qeveria spanjolle dënon këtë sulm të pajustifikuar ndaj lirisë fetare dhe i bën thirrje Izraelit të respektojë diversitetin e besimeve fetare dhe të drejtën ndërkombëtare.
Pa tolerancë, bashkëjetesa është e pamundur", tha Pedro Sanchez./Lajmi i Fundit


