Trump ndryshon planin për Harkun e Triumfit: Do të shërbejë edhe si kompleks ushtarak

Bota

Trump ndryshon planin për Harkun e Triumfit: Do të shërbejë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Harku i Triumfit që propozon të ndërtohet në Uashington do të shërbejë edhe si kompleks ushtarak, duke shtuar një funksion të ri në projektin e diskutuar.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se struktura, e planifikuar të jetë rreth 76 metra e lartë, do të përdoret për qëllime të sigurisë kombëtare dhe do të ketë hapësira për përdorimin dhe ruajtjen e dronëve, si dhe pozicione për snajperë dhe municione.

Sipas presidentit amerikan, projekti është mbështetur nga ushtria amerikane dhe do të ndërtohet pranë Urës Memoriale të Arlingtonit, përballë Varrezave Kombëtare të Arlingtonit.

Plani për ndërtimin e harkut është kritikuar për vendndodhjen dhe ndikimin e mundshëm që mund të ketë mbi pamjen e monumenteve dhe hapësirave historike të kryeqytetit amerikan.

Ndërkohë, administrata Trump po përgatitet të nisë punimet, ndërsa projekti përballet me një proces gjyqësor.

Trump ka përdorur më herët argumente të ngjashme për projektin e sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë, duke e lidhur atë edhe me nevoja të sigurisë dhe përdorime ushtarake.

ME TE LEXUARAT