Zgjedhjet në Rusi, partia e Vladimir Putin drejt fitores rekord, ja kur shpallen rezultatet përfundimtare

Bota

Zgjedhjet në Rusi, partia e Vladimir Putin drejt fitores rekord, ja kur
Partia ‘Rusia e Bashkuar’, e drejtuar nga presidenti Vladimir Putin, është drejt një fitoreje të thellë në zgjedhjet parlamentare të Rusisë, sipas rezultateve paraprake të raportuara nga mediat shtetërore.

Rusia e Bashkuar ka marrë 57.83% të votave, ndërsa pas saj renditen Partia Komuniste me 13.81%, Partia Liberal-Demokrate me 8.98% dhe Partia e Popullit të Ri me 7.96%.

Sipas të dhënave paraprake, partia e Putinit pritet të sigurojë 355 nga 450 vendet në Dumën Shtetërore, duke ruajtur shumicën kushtetuese. Në zgjedhjet e mëparshme, Rusia e Bashkuar kishte 310 vende.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar një pjesëmarrje prej 59.32%. Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen më 25 shtator.

Zgjedhjet janë zhvilluar edhe në pjesë të territoreve ukrainase të pushtuara nga Rusia. Ukraina e ka cilësuar procesin të paligjshëm, ndërsa Bashkimi Evropian e ka konsideruar votimin në këto territore shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Procesi zgjedhor është shoqëruar gjithashtu me akuza për parregullsi dhe manipulim të votave. Autoritetet ruse i kanë hedhur poshtë akuzat për manipulime.

Rusia e Bashkuar pritet të ruajë kështu kontrollin e Dumës dhe shumicën e nevojshme për të mbështetur ndryshimet kushtetuese pa pasur nevojë për votat e partive të tjera.

ME TE LEXUARAT