Qëllohet barbarisht me thikë një person në rrugë! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë!
Lajmifundit
/
6 Prill 2025, 09:25
Kosovë&Rajon
Një person është therur me thikë në Prishtinë. Ai ështëdërguar në spital dhe sipas raportit të policisë është në gjendje të rëndë.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Prishtinë / 05.04.2025 – 21:41. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga i dyshuari m/k.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të rënda, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime", njofton policia vendase.