Shqiptarët u ikin nga sytë këmbët policëve në Itali, më vonë u ndodh ajo që nuk prisnin

Dy shqiptarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, janë arrestuar në Itali pasi tentuan t’i shmangeshin një kontrolli policor dhe nisën një arratisje të rrezikshme me makinë në zonën mes San Mauro Mare dhe Bellaria.
Shoferi nuk iu bind urdhrit të policisë dhe gjatë ndjekjes rrezikoi këmbësorë dhe drejtues të tjerë. Para ndalimit, pasagjeri hodhi nga dritarja një pako, që dyshohet se përmbante drogë.
Në automjet u gjetën gjithashtu dy shkopinj të mprehur rreth një metër të gjatë, të cilët u sekuestruan. Të dy shqiptarët u denoncuan për posedim të mjeteve të ndaluara, ndërsa drejtuesi për drejtim të rrezikshëm dhe mosbindje ndaj policisë.
Atij iu sekuestruan edhe automjeti dhe dokumentet e drejtimit, ndërsa rezultoi se qëndronte ilegalisht në Itali, pasi i ishte refuzuar rinovimi i lejes së qëndrimit.


