Pamje mahnitëse në Maliq, filmohet foleja e lejlekëve
Lajmifundit
/
17 Gusht 2026, 14:35
Nga Rrjeti

Lejlekët kanë zgjedhur shtyllat e tensionit të mesëm përgjatë aksit nacional Maliq–Lozhan për të ndërtuar foletë e tyre.
Pamjet tregojnë çiftet pranë zogjve, ndërsa lumi Devoll dhe kanalet përreth u sigurojnë ushqim të bollshëm me peshq e bretkosa.
Një pamje e veçantë, ku jeta e egër është përshtatur mes natyrës dhe infrastrukturës njerëzore.


