Berisha mesazh Ramës: Në 11 maj do të të çojmë aty ku e meriton
Kreu i PD Sali Berisha sot në Elbasan ka prezantuar kandidatët e tij për zgjedhjet e 11 majit.
Berisha gjatë fjalës së tij u zotua të sjellë ndryshimin e madh në vend dhe largimin nga pushteti të Edi Ramës.
"Ne zotohemi se do ta kalojmë vendin nga gjendje dramatike në Shqipërinë madhështore. Pasi bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, tani përpiqet t’ua paraqesë opozitën në krahasime me hardhuca e zhaba, mirëpo ai vërtetë vetë është shumë i pasur, ka saraje, qindra milionë para në konto sipas OSBE, por është i shkretë dhe i varfër.
Më krahasoi mua me bufin, simbolin e mençurisë dhe urtësisë në të gjitha kohërat, nga Athinaja te Harry Potter! Edi Rama je i pashpresë. Të japim fjalën se më 11 maj do të të nisim aty ku e meriton”, tha Berisha.