“Do takohem me ish-Presidentin Thaçi”, Rama për gjyqin ndaj ish krerëve të UÇK-së: I vetmi faj, morën armën për...

Politikë

“Do takohem me ish-Presidentin Thaçi”, Rama për gjyqin

Kryeministri Edi Rama në një dalje ‘live’ në rrjetet e tij sociale ka reaguar lidhur me ecurinë e procesit të gjyqit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku njoftoi se do të takohet me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Rama shprehet se shkeljet e standardeve dhe të drejtave të njeriut, normave të procesit gjyqësor janë e vetmja normë që ka karakterizuar farsën, ku Thaçi dhe 3 ish krerërt e UÇK-së, mbahen në qeli.

“Do të takoj ish-presidentin e Republikës së Kosovës që u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare për turpin e madh të të gjithë atyre që sponsorizojnë atë lloj drejtësie ku shkeljet e standardeve të të drejtave të njeriut, apo të të gjitha normave të procesit gjyqësor që ka karakterizuar këtë farsë, një president i zgjedhur na populli sa bashku me 3 bashkëluftëtar që ka mbuluar detyra më të rëndënsishme mbahen të izoluar. Të gjithë kësaj që prej vitesh po ndodh me njerëz që të vetmin faj është që u rebeluan ndaj regjimit. I vetmi faj se morën armën për të mbrojtur lirinë, të drejtën e tyre njerëzore, të drejtën e pamohueshme për të jetuar si njerëz të barabartë, jo si një grup social i përdhunuar.

Tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudo-provave të akuzës dhe parada e dëshmitarëve qesharake dhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes pritet vendimi. Uroj që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së këtij teatri absurd të drejtësisë ndërkombëtare”, tha Rama.

 

ME TE LEXUARAT