FOTO+VIDEO / Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Zegjine Çaushi ndryshon “look”: Flokë dhe stil veshjeje ndryshe

Në orën 17:00 të kësaj të marte ka nisur sesioni i ri parlamentar, teksa pak minuta më parë kanë mbërritur në ambientet e Kuvendit deputetët, të “rrethuar” nga gardhet metalike të cilat janë vendosur për shkak të protestës e cila po zhvillohet karshi kësaj seance.
Ndërkohë një video e deputetes së Partisë Socialiste Zegjine Çaushi ka bërë xhiron e rrjetit. Kjo nisje e këtij sesioni parlamentar duket se ka sjellë ndryshime edhe në “look”-un e Çaushit, e cila nga pamjet e publikuara duket se ka ndryshuar ngjyrën dhe modelin e flokëve, si edhe stilin e veshjes.

Nga kostumet të cilat ishin të përjavshme në shfaqjet e saj në Kuvend, Zgjine Çaushi është shfaqur e veshur me një fustan elegant.
Kujtojmë se sipas raportimeve të deri tanishme në këtë session të ri parlamentar vëmendja pritet të përqendrohet te dy reforma të rëndësishme: reforma zgjedhore dhe reforma administrative-territoriale.
Sa i përket reformës territoriale, Partia Socialiste ka depozituar një propozim për ndryshimin e organizimit aktual të njësive vendore. Sipas këtij propozimi, numri i bashkive në vend do të reduktohet nga 61 në 46.


