Djemtë e Olldashit e Azem Hajdarit, Stresi e Armaldo Kllogjeri dhe vajza e Nishanit, zbulohet lista e kandidatëve të PD për Këshillin Kombëtar

Politikë

Djemtë e Olldashit e Azem Hajdarit, Stresi e Armaldo Kllogjeri dhe vajza e

Partia Demokratike po zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar, ku delegatët do të votojnë fillimisht për përbërjen e Komisionit të Drejtimit të Punimeve dhe Sekretariatin Teknik.

Nderkohe eshte zbuluar lista e kandidatëve të PD për në Këshillin Kombëtar.

Ish-banori i Big Brother dhe këngëtari Armaldo Kllogjeri ka zgjedhur të angazhohet, teksa nuk mungojnë as pasardhësit e personaliteteve si Sokol Olldashi, Azem Hajdari dhe Bujar Nishani.

Emrat e Fiona Nishanit, Glauk Olldashit dhe Azem Hajdarit janë të pranishëm në listat e kandidatëve. Siç e kemi raportuar më parë, kandidat është edhe Arkimed Lusha, reperi i njohur me emrin artistik Stresi.

Partia Demokratike ka nisur Kuvendin Kombëtar. Ky takim vjen menjëherë pas konfirmimit të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, në një garë ku ai nuk pati asnjë kandidat përballë.

Partia Demokratike prej orës 11:30 po zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar në Pallatin e Kongreseve. Delegatët janë ftuar të votojnë për ndryshimet në statut si dhe Këshillin e ri.

Gjithashtu, në Kuvendin e PD-së do të votohet edhe 200 emrat e rinj të Këshillit Kombëtar, një proces votimi që do të kryhet në hollin e Pallatit të Kongreseve, gjatë çeljes së fazës së fjalimeve. Në garë janë 220 kandidatë, lista me emrat e të cilëve është bërë publike gjatë kohës që punimet e Kuvendit të PD vijonin.

Prezent ishte edhe Ish Kongresmeni amerikan. Ish-kongresmeni, përfaqësues i Partisë Republikane të SHBA-së, Bob McEwen në fjalën e tij para Kuvendit Kombëtar të PD-së garantoi mbështetjen për PD-në dhe Shqipërinë për të rrëzuar “tiraninë e qeverisë Rama” ashtu siç bën me komunizmin. Ish-kongresmeni amerikan tha më tej se demokratët ofrojnë liri dhe jep mundësi që të hapësh biznese, kurse në socializëm, pushteti merre nga njerëzit.

Reperi Arkimed Lushaj, siç e tha edhe dje, është sot në Kuvendin e Partisë Demokratike. Shfaqet i ulur pranë djalit të vogël të Azem Hajdarit.

Emri i Stresit do të kalojë sot për votim nga demokratët, të cilët do të votojnë po ashtu dhe për disa ndryshime të tjera në statutin e PD.

ME TE LEXUARAT