Me kë u përplas Balla? "Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës"

Politikë

Me kë u përplas Balla? "Vazhdoj të të quaj

Seanca plenare është shoqëruar me debate të ashpra dhe gjuhë të rëndë mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Në qendër të replikës ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili i është përgjigjur akuzave të deputetit Redi Muçi lidhur me etiketimet e protestuesve.

Kryeparlamentari nuk ka tërhequr mbrapsht akuzat e tij, duke iu drejtuar opozitës me terma metaforikë. Ai nuk la pa përmendur as çështjen e investimeve strategjike, duke theksuar se po punohet për një ligj të ri. 

“Vazhdoj të të quaj një sorrë, edhe Gonen, edhe Lalpin, edhe bufin. Më jeni dukur si ajo miza te bishti i kalit, ndërkohë që respektin ndaj flamingove s’ma ndryshon dot ti. Ndaj flamingove që e braktisën llumin e kënetës, ku filluan të kakarisin vetëm bufi dhe sorrat, ne jemi të gatshëm të dialogojmë me flamingot që e braktisën llumin, për të gjitha shqetësimet e tyre.

Ky është dallimi ynë i madh. Nëse kjo palë këtu u mor peng nga sindroma e Stokholmit, ku i përdhunuari bie në dashuri me përdhunuesin, dallimi ynë i madh me ty, Muçi, është diferenca që dimë të bëjmë. Jemi duke punuar për një ligj të ri për investimet strategjike. Se kur votohet nuk e vendosni dot ju, të paktën jo deri sa të keni 71 mandate”, tha Balla.

ME TE LEXUARAT