“Më keni qortuar se e kam quajtur SKAP…”/ Berisha: Tani që guxoi të ndjekë penalisht Ramën dhe të marrë dosjen…

Politikë

“Më keni qortuar se e kam quajtur SKAP…”/ Berisha: Tani

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti sot fjalën në foltoren e radhës me demokratët përpara kryeministrisë.

Berisha: Ne jemi përcaktuar për kryengritje paqësore, regjimi meriton çdo formë kryengritje. Një regjim që del nga farsa elektorale nuk ka legjitimitet. Që vjedh dhe krijon ligje për të mbrojtur vjedhjet nuk ka legjitimitet. Përcaktimi për kryengritje paqësore buron jo nga mëshira, se nuk meritojnë asnjë mëshirë, por nga bindja se kryengritja paqësore na çon në fitore. A nuk u zbras kjo kryeministri në 98.

Ish kryeministri ja mbathi në Shkup. Dy ditë më vonë aty erdhi një kryeministër tjetër më keq se i pari. Ne nuk marrim pushtet me dhunë. Ne jemi demokratë. Këtu buron përcaktimi ynë i kryengritjes paqësore. Por nuk është një ndeshje futbolli por nuk ka forcë në botë ta ndalë pa shkuar në fitore. Qytetarëve që nuk po ndalem të them që gabimisht apo jo besuan te SKAP-i i partisë dhe siç thonin pollët që nuk i besoj kurrë 70% 60% besonin te ky institucion.

Kanë mirëkuptimin tim. Besonin se do ja dilte të mbronte interesat e tyre. Shtroj pyetjen, sot kur dhëmbët e këtij institucioni mbetën në vithet e Lubi Ballukut, çfarë do thoni? A është ky fundi i shpresës suaj? Jo kurrë. Shpresa jeni ju vetë, të largojmë Edi Ramën. Të rikthejmë ligjin, drejtësinë, kushtetutën. Me Edi Ramën nuk ka të ardhme në Shqipëri. Ju që besonit, edhe mua më keni qortuar ku e quaja SPAK i partisë. Sapo guxoi të ndjekë penalisht Edi Ramën, se në fakt Lubia ishte Edi Ramën, sapo guxoi të marrë në dorë dosjen e Linda Ramës, Gys Agasit, cili ishte fati i SKAP? Nuk ka ekzistuar institucion me mbështetjen që ka patur ai. A nuk është ky moment të thërrisni ndërgjegjes suaj se vetëm ju jeni shpresa, se fati i Shqipërisë është në duart tuaja dhe jo në duart e një krimineli./Panorama

 

ME TE LEXUARAT