Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Politikë

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët,

I qetë u ul me banorët e fshatit Zvërnec në Vlorë kryeministri Edi Rama të cilëve u tha se shitet ose jo shqipëria e vendosin pronarët jo protestuesit. Ndër të tjera kreu i qeverisë sqaroi se kur ka folur me vajzën dhe dhëndrin e Presidentin të SHBA Donald Trump u ka thënë se Sazani është pronë shtet ndërsa toka përballë është private.

“Nuk e kam takuar kurrë asnjë nga pronarët që përfliten. Nuk kam idenë për çfarë marrëveshjeje kanë bërë investitorët me pronarët, është çështje private. Nëse ktheheni në kohë, kur ka dalë shprehja e interesit nga familja Trump për Shqipërinë dhe kur është folur për Sazanin dhe Zvërnecin, e kam thënë që në atë kohë që Sazani është çështje e qeverisë shqiptare, ndërsa pjesa përballë Sazanit është çështje e pronarëve privatë. Shqipëria shitet apo nuk shitet, këtë e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit. Kur agjencia përkatëse që merret me lejen ose masterplanet, kur shprehet interesi, kërkon hipotekën. Ke apo s’ke marrëveshjen me pronarët, në hipotekë rezulton. Për sa kohë ajo tokë është tokë e blerë nga investitorët, është tokë e investitorëve.

Për një subjekt, nga disa që kanë bërë shitje prone, ka rezultuar se ka një hetim prej disa kohësh dhe për këtë arsye është bllokuar fondi që kanë paguar investitorët. Por transaksioni ka ndodhur, fondi është bllokuar. Fakti që ka pasur një hetim mund të jetë pozitiv për këdo që mund ta fitojë me gjykatë pronën. Hetimi nuk zhvillohet për kompaninë, investimin apo projektin. Hetimi është në proces për një individ, për një subjekt.” u shpeh Rama. 

 

ME TE LEXUARAT